Tuesday, 28. April 2026
Sport

Pësoi dëmtim në gju gjatë testit miqësor, sulmuesi i Juventusit humbet Europianin

GS 09/06/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi polak, Arkadush Milik, pësoi një dëmtim në gju gjatë miqësores ndaj Ukrainës dhe iu desh të largohej nga loja pas vetëm pesë minutash. Nga dëmtimi, rezulton se Milik do t’i duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale duke humbur kështu çdo mundësi për të marrë pjesë në Euro 2024. 

milik

Bëhet me dije se lojtari do të rikthehet pranë klubit të Juventusit aty ku edhe do të ndiqet me kujdes nga stafi mjekësor për t’iu nënshtruar më pas operacionit e për të nisur kështu procesin e rikuperimit.   

PANORAMASPORT.AL

Teilen: