Ndodh edhe kështu! Mesfushori çek, Michal Sadilek u largua nga grumbullimi me kombëtaren për në Euro 2024, për shkak të një dëmtimi epik. Për fat të keq, ai u rrëzua teksa po bënte biçikletë dhe pësoi një plagë në zonën e këmbës, duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen në Euro 2024.
Kësisoj ai është detyruar të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë me kombëtaren çeke drejt Gjermanisë.
Lajmi është konfirmuar nga Federata Çeke e Futbollit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Michal Sadilek luajti 24 ndeshje për kombëtaren çeke dhe shënoi një gol. Si një nga shtatë lojtarët në skuadrën aktuale, ai përjetoi edhe Europianin e fundit të zhvilluar në vitin 2020.
25-vjeçari është pjesë e Tuentes në elitën e futbollit holandez. Dëmtimi i Sadilek, ishte një goditje e madhe për Çekinë. Mesfushori mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër Maltës.
Na UEFA EURO 2024 s českou fotbalovou reprezentací nakonec neodcestuje Michal Sadílek, který se v sobotu zranil. 😞 Michale přejeme ti brzké uzdravení. 🫶🇨🇿https://t.co/NWAMIuDKmA
— Česká fotbalová reprezentace (@ceskarepre_cz) June 9, 2024
PANORAMASPORT.AL