Bernardo Silva, një lojtar shumë i rëndësishëm i kombëtares portugeze, ishte gjithashtu në konferencë përkrah trajnerit Roberto Martinez: “Së pari, le të themi një fjalë për 17-vjeçarët që patën një kampionat evropian spektakolar.
Edhe unë kam humbur një finale me U-21, por udhëtimi i tyre ishte spektakolar, urime. Sa më përket mua, jam shumë i lumtur si lojtar dhe ende nuk e mendoj tërheqjen, por padyshim që i vlerësoj fjalët e trajnerit, jam krenar që ai mendon kështu (do bëhej një trajner i madh). Nëse do të më duhej të zgjidhja një asistent të mundshëm mes shokëve të mi të kombëtares do të thosha Ruben Diaz: ai e sheh futbollin si unë dhe është një mik i madh, do të ishte e lehtë të raportoheshe me të”. Është folur shumë për interesimin e Sitit për Zhoao Nevesh. Silva thotë: “I thashë të vinte te Siti tani! Ai është një lojtar që shumë klube e duan, duke pasur parasysh suksesin që pati sezonin e kaluar.
Unë nuk kam ndonjë informacion të brendshëm, por them atë që ndjej. Sigurisht që unë do ta doja atë te Mançester Siti”.
PANORAMASPORT.AL