Presidenti i Ligës spanjolle, Havier Tebas ka gjetur sërish rastin për të komentuar afrimin e Kilië Mbapesë te Reali i Madridit.
Duke e cilësuar si një afrim që është në dobi të imazhit të kampionatit spanjoll, Tebas gjithsesi nuk ka harruar të thumbojë Realit, duke i kujtuar dështimet e PSG-së në një skuadër ku ishin së bashku Mesi, Mbape e Nejmar. “Ajo që fitonte Mbapeja te Paris SG-ja ishte jashtë normave. Në Madrid do të jetë ndryshe.
Por unë do të ndalesha pak te fusha. Nëse mendoni se afrimi i Mbapesë te Relai garanton vetëm suksese, unë nuk e shoh kështu. Reali duhet t’i luajë takimet në fushë. Çdo lojtar sado i mirë të jetë nuk të garanton sukses. Besoj se e mbani mend PSG-me me Mbapenë, Mesin e Nejmarin…”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL