Marco Reus është larguar nga Dortmundi pas 12 viteve qëndrim në klubin e tij të zemrës.
E ardhmja e legjendës gjermane do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai karrierën do ta vazhdoj te skuadra Los Anxhellos Galaksi.
35-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë për një vit e gjysmë me LA Galaksi, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Marrëveshja me ekipin amerikan përfshin një pagë vjetore prej 350 mijë dollarëve në sezon, derisa gjermani do t’i ketë të drejtat e marketingut.
Reus kishte oferta shumë më të mira financiare nga skuadrat arabe, por ai ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në MLS, pasi gjithmonë kishte deklaruar se një ditë do të luaj në elitën e futbollit amerikan. Zyrtarizimi i gjermanit si futbollist i ri i LA Galaksi pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.