Bajern Mynih është afër akordit me Fulham për transferimin e Zhoao Palinja, mesfushorin e skuadrës londineze dhe gjithashtu edhe të kombëtares portugeze.
Bisedimet midis klubit bavarez dhe Fulhamit janë në fazat e fundit dhe duket që mesfushori do të veshë fanellën e gjermanëve sezonin e ardhshëm. Në fakt Bajerni tentoi transferimin e portugezit që në merkaton e dimrit, por që u refuzua nga klubi londinez me arsyen se këta të fundit nuk kishin një zëvendësues të denjë për mesfushën e tyre.
Bajern Mynih tenton t’i ofrojë një kontratë 5 vjeçare portugezit dhe pritet që vlera e transferimit do të shkojë 40-45 milion euro.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL