• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

De Jong ka kontratë me klubin deri në vitin 2026

09/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona po mundohet tash e disa javë ta bindë Frenkie De Jong ta vazhdojë kontratën, por pa sukses.

Klubi katalunas dëshiron t’ia vazhdojë kontratën atij edhe për tre sezone, mirëpo mesfushori holandez nuk po e mendon këtë.

“Marca” i ka listuar disa arsye se pse De Jong nuk po e nënshkruan ende kontratën e re.

Fillimisht, qëllimi i De Jong është t’i vonojë bisedimet, pasi e di se koha është në anën e tij, dhe kështu do të ketë më shumë ‘fuqi’ në dorë gjatë negociatave me klubin.

Më tej, mesfushori holandez e di se çmimi i vendosur nga Barcelona për të (70-80 milionë) është shumë i lartë për ekipet e tjera.

Kështu, ai dëshiron që kjo shifër të ulet, dhe ka nisur presionin te klubi për këtë situatë.

De Jong ka kontratë me klubin deri në vitin 2026, dhe kështu beson se më mirë është që sezonin tjetër të diskutojë për kushtet e kontratës, duke bërë me dije se do të ketë më shumë presion për Barcelonën.

Kjo do ta bënte Barcelonën të ulte çmimin e kërkuar, pasi do të rrezikonte që De Jong të largohej si lojtar i lirë.

De Jong i ishte bashkuar Barcelonës në vitin 2019 nga Ajaxi për shumën e 86 milionë eurove.

Next Post

Altin Shala, futbollisti që shkëlqeu në sezonin e fundit në futbollin vendor | Statistika të mrekullueshme: 28 gola dhe 10 asistime në Ligën e Dytë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.