Tuesday, 28. April 2026
Sport

LIVE ITALI-BOSNJË HERCEGOVINË/ Përsëri rotacion, nis ndeshja e fundit përgatitore e rivalëve të Shqipërisë

GS 09/06/2024 1 Min. Lesezeit

Italia luan sot ndeshjen e fundit miqësore para se të udhëtojë drejt Gjermanisë për pjesëmarrjen në EURO 2024, ku e nis pikërisht me një përballje me Shqipërinë.

italia

Skuadra e Spaletit duhet të tregojë ndryshime në këtë ndeshje të dytë përgatitore që luan ndaj Bosnjë Hercegovinës, pasi nuk dha sinjale edhe aq të mira në duelin përballë Turqisë që vendosi disa her ënë vështirësi të kaltrit.

Trajneri Spaleti ka vendosur përsëri të bëjë rotacion në formacionin titullar, teksa ka hedhur në fushë nga minuat e parë Skamakan përkrah Kiezës në sulm, ndërsa në mesfushë bie në sy aktivizimi i Faxholit, i ftuari surprizë në listë pasi kishte humbur pjesën më të madhe të sezonit i dënuar nga Federata për vënien e basteve.

LIVE ITALI-BOSNJË HERCEGOVINË 0-0

FORMACIONET ZYRTARE

ITALIA (3-4-2-1): Donaruma; Darmian, Buonxhorno, Kalafiori; Belanova, Zhorzhinjo, Faxholi, Kambiaso; Fratesi, Kieza; Skamaka.
Trajner:
Spaleti

BOSNJË HERCEGOVINA (3-5-2): Piriç; Biçakçiç, Ahmedhoxhiç, Katiç; Gazibegoviç, Hajradinoviç, Sariç, Tahiroviç, Mujakiç, Demiroviç, Gigoviç.
Trajner:
Milosheviç

PANORAMASPORT.AL

Teilen: