Ish-trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi i ka dhënë mbështetjen e tij trajnerit aktual të Azzurrëve, Luciano Spalletti, përpara miqësores së sotme kundër Bosnje dhe Hercegovinës, duke thënë se Italia mund të na befasojë në Euro 2024.
Italianët do të luajnë ndeshjen e fundit përgatitore para turneut të kësaj vere. Bosnja viziton Stadio Castellani në Empoli.
Italia do të luajë më pas ndeshjen e parë evropiane kundër Shqipërisë. Sacchi beson se Italia mund të jetë favorit i fshehur për turneun për sa kohë që lojtarët kuptojnë filozofinë e Spallettit. Sacchi tha se Spalletti është një “trajner i madh” dhe se ai është “i aftë” të zbatojë një stil emocionues të lojës.
“Gjëja që më jep më shumë qetësi është prania e Spallettit”, tha Sacchi për La Gazzetta dello Sport.
“Unë besoj se ai është një trajner i madh, i aftë për të sjellë një plan dhe stil të mirë loje për ekipet e tij dhe ai e tregoi këtë me Napolin. Besoj gjithashtu se nëse djemtë zgjedhin ta ndjekin siç duhet në Europian, Italia mund të na befasojë”.
Sacchi vazhdoi: “Së pari do të luajmë me Shqipërinë, pastaj me Spanjën dhe Kroacinë – të gjithëve duhet t’u tregohet respekti më i madh, të luhet me seriozitet dhe vendosmëri”.
/GazetaBlic Sport