Tuesday, 28. April 2026
Sport

Legjenda e Milanit: E njoh Fonsecan kur ishim të dy në Ukrainë

GS 09/06/2024 1 Min. Lesezeit

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Paulo Fonseca duhet të zyrtarizohet si trajner i Milanit të mërkurën ose të enjten e ardhshme, pasi u njoftua largimi i tij nga komanda teknike e Lille.

Trajneri portugez i thotë lamtumirë klubit francez, ku ishte për dy sezone, dhe zëvendësohet nga Bruno Génésio.

Mauro Tassotti, ish-lojtar dhe ndihmëstrajner i klubit italian, ka komentuar emërimin e mundshme të trajnerit portugez, duke e vlerësuar shumë dhe duke treguar se e njeh prej disa vitesh:

“Paulo Fonseca është një trajner i mirë. E kam njohur kur kam punuar në Ukrainë me ekipin kombëtar.

Kemi folur shumë me të, është shumë i përgatitur. Pra, për të qenë i suksesshëm në Milano, ju duhet edhe diçka më shumë, jo vetëm aftësi. Duhet të menaxhosh gjithë botën”, ka shpjeguar ai në një intervistë për TV Play.

Teilen: