Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl, ka kritikuar transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe te Real Madrid.
“Gjithmonë mund të bëhesh një person më i pangopur për para, por kushdo që është i pangopur për para do të bëhet gradualisht një gozhdë në arkivolin e futbollit”, tha ai për Suddeutsche Zeitung, transmeton GazetaBlic Sport.
Eberl shtoi se bëhet fjalë për qindra milionë: “Më parë përfitonin klubet. Paratë qëndronin në qarkullim, por tani kjo po ndryshon”.
25-vjeçari francez do të luajë me numrin 9 në Real Madrid dhe pas largimit të Luka Modric pritet të marrë numrin 10.
/GazetaBlic Sport.