40 milionë funte është çmimi më i ulët për të cilin Manchester United do të shesë Jadon Sancho.
Sezonin e kaluar, Sancho luajti si huazim te Borussia Dortmund, por nuk është e qartë nëse ai do të qëndrojë në Bundesligë sezonin e ardhshëm pasi Djajtë e Kuq nuk duan ta shesin atë me një çmim më të ulët, transmeton GazetaBlic Sport.
Gazetari, Fabrizio Romano raportoi se drejtuesit e Manchester United kanë vendosur të shesin Sanchon pavarësisht se kush do ta drejtojë skuadrën. Reprezentuesi anglez pati një skandal me Ten Hag.
/GazetaBlic Sport.