Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka shpjeguar pse Lionel Messi nuk ishte mes titullarëve në ndeshjen miqësore me Ekuadorin (1:0). Ylli i Inter Miamit hyri si zëvendësues në pjesën e dytë në vend të Angel Di Marias, i cili shënoi golin e vetëm të lojës.
Mungesa e Messit në formacionin fillestar ndezi menjëherë një diskutim për arsyet. Scaloni u përgjigj:
“Ka raste kur nuk duhet të rrezikojmë, jo vetëm me Messin. Ideja është që të kujdesemi pak për të gjithë që të mbërrijnë në kushte optimale”, tha ai, transmeton GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen e radhës, Argjentina do të takohet me Guatemalën më 15 qershor. Ky është kontrolli i fundit i kampionit të botës para fillimit të Kupës së Amerikës.
/GazetaBlic Sport.