Tuesday, 28. April 2026
Sport

Vedat Muriqi bëhet me trajner të ri tek Mallorca

GS 10/06/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Mallorcas dhe futbollisti Vedat Muriqi janë bërë me trajner të ri.

Në krye të klubit ka ardhur Jagoba Arrasaten, i cili do ta zëvendësojë Javier Aguirre.

65-vjeçari drejtoi ekipin ishullor në dy sezonet e fundit, duke mbërritur deri në finalen e Kupës së Mbretit.

Tashmë nis epoka Arrasate. 46-vjeçari ka punuar me skuadra si Real Sociedad, Osasuna dhe Numancia. Mallorca do të jetë ekipi i katërt në karrierën si trajner.

Osasunën e riktheu në La Liga, e dërgoi në finale të Kupës së Mbretit dhe ia doli ta kualifikonte në Conference League.

Por, klubi nga Pamplona u përjashtua nga UEFA për shkak të korrupsionit, përvetësimit dhe deklarimeve të rreme gjatë sezonit 2013-2014.

Muriqi luan në La Liga me Mallorcan prej janarit të vitit 2022. 30-vjeçari nga Prizreni realizoi 7 gola në kampionatin spanjoll gjatë edicionit që lamë pas.

Teilen: