• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Merkato në 3 repartet, ja kushtet që ka Fonseka te Milani

10/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paulo Fonseka pret të zyrtarizohet te Milani pas divorcit të javës së shkuar me Lilën. Ndërkohë, drejtuesit e klubit kuqezi vazhdojnë të eksplorojnë merkaton në kërkim të përforcimeve. Janë të paktën katër prurje të kërkuara nga portugezi e për të cilat Monkada me shokë po punojnë dhe përqendrojnë vëmendjen e tyre: një sulmues, një mesfushor difensiv, një qendërmbrojtës dhe një anësor i djathtë.

fonseka

“PYKA” – Sa i përket sulmuesit, emrat në krye të listës së dëshirave të kuqezinjve janë gjithmonë të njëjtë. Favoriti mbetet Joshua Zirkze, por mes kartonit dhe komisioneve të menaxherit, nuk do të jetë e lehtë të arrihet qëllimi. Ndaj ka vend edhe për pista të tjera, ndër të cilat veçohen mbi të gjitha ato që çojnë te Serhu Giras, Xhonatan David dhe Santiago Gimenez, me këta të fundit aktualisht përpara dy të tjerëve që janë më të vështirë për t’u arritur.

MBUROJË NË MES – Por sulmuesi i nevojshëm për të zëvendësuar Zhirunë nuk është objektivi i vetëm që kërkohet te “Casa Milan”. Për të forcuar mesfushën, nevojitet një profil depërtues dhe në këtë drejtim emri më i nxehtë duket të jetë ai i Jusuf Fofanasë që luan për Monakonë dhe që së fundmi la të kuptohet se dëshiron një ndryshim të ekipit me sytë pikërisht ndaj “Djallit”. Vlera e tij është rreth 20-25 milionë euro dhe për Fonsekën ai mund të jetë njeriu i duhur për të vendosur si mburojë përpara mbrojtjes. Raportin mes tyre e konfirmoi edhe Sesk Fabregas që njoftoi transferimin i cili do të kryhej pas Europianit. Edhe në mbrojtje ka disa emra që qarkullojnë për Milanin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Vetëm 1 gol në dy miqësoret e qershorit, Frattesi “kritikon” Italinë: Në Evropian nuk do të kemi kaq shumë raste

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.