Wednesday, 29. April 2026
Sport

Italia zbarkon në Dortmund, skuadra “Azzurri” bëhet gati për duelin me Shqipërinë të shtunën

GS 10/06/2024 1 Min. Lesezeit

Aventura e Italisë në “EURO 2024” ka nisur zyrtarisht, me kombëtaren “Azzurri” që ka zbarkuar në Dortmund.

Spalletti dhe lojtarët e tij do të akomodohen në Iserlohn.

Më pas do të nisin përgatitjet për startin e Europianit.

Italia do të luajë takimin e parë në grup përballë Shqipërisë më 15 qershor në Dortmund, në orën 21:00.

Teilen: