• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nojer apo Ter Shtegen titullar te Gjermania? Kahn është i sinqertë: Manuel nuk po tregohet i qëndrueshëm

10/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania po bëhet gati të hapë Euro 2024 në shtëpi me ambiciet për të shkuar deri në fund të këtij turneu, por edhe me një debat të gjerë që ka lindur se kush duhet të jetë portieri titullar i saj. Ter Shtegen kërkon të marrë vendin e Nojer në portë, edhe pse Nagelsman preferon veteranin e Bajern Mynih.

nojer kahn

Ish-portieri i njohur i Gjermanisë, Oliver Kahn, ka dhënë mendimin e tij për “Bild” rreth kësaj situate të krijuar në portën e “panzerave”, që ka bërë të lindin shumë diskutime.

“Për Ter Shtegen, situata aktuale është absolutisht e pakënaqshme. Në moshën 32-vjeçare, atij dalëngadalë po i mbaron koha për të luajtur në një turne madhor. Pritshmëria e tij nuk është e pajustifikuar.

Ai dhuron paraqitje të qëndrueshme vazhdimisht, dhe as turnetë e fundit të përfaqësueses nuk ishin të suksesshme, as Manuel nuk duket stabël në këto momente. Përveç kësaj, ai ndjen tashmë pak besim nga fakti se i është dhënë besim që herët Manuelit. Ndaj e gjithë kjo e bën reagimin e tij të kuptueshëm”, tha Kahn, i cili është përballur me një situatë të sikletshme kur në Botërorin 2006, Klinsman e hoqi nga formacioni titullar për t’ia besuar Jens Lehmanit.

“Megjithatë, Manuel mund të jetë një faktor i rëndësishëm për skuadrën me eksperiencën e madhe që ka dhe vetë statusin e tij. Unë besoj se ai mund ta bëjë këtë në çdo kohë”, shtoi Kahn.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Dëmtim qesharak nga lodra prej pelushi e yllit të Polonisë, rrezikon Europianin nga festimi i golit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.