Polonia rrezikon të humbasë elementë të tjerë të rëndësishëm të sulmit të saj para fillimit të Euro 2024. Vetëm pak ditë pasi mësoi se nuk do të kishte në dispozicion Arkadius Milik të dëmtuar në miqësore, sot i janë dëmtuar edhe Karol Sviderski dhe Robert Levandovski, të cilët kanë lënë fushën para kohe me probleme fizike gjatë ndeshjes ndaj Turqisë.
Ajo që ka rënë në sy, ka qenë mënyra se si është dëmtuar pikërisht Zviderski. Ai tundi rrjetën në minutën e 12 të sfidës duke i dhënë avantazhin ekipit e më pas, shkoi të festonte pranë tribunës së tifozëve.
Por në momentin e kërcimit, ai shkeli një lodër pelushi që ishte hedhur pranë fushës nga tifozët dhe ndrydhi gjurin. Kjo e detyroi që të dilte menjëherë i përlotur nga fusha e lojës dhe tani të gjithë janë në pritje të mësojnë nëse do të marrë pjesë në Europian apo jo
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL