Trajneri Roberto Martinez është ndalur tek Kristiano Ronaldo në konferencën paraprake për shtypin para ndeshjes së fundit testuese të Portugalisë para Euro 2024.
“Është e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të sulmojmë dhe të mbrohemi me njëmbëdhjetë lojtarë. Kristiano Ronaldo ka përvojë të madhe, nuk ka asnjë lojtar me 5 Europianë të luajtur. CR7 është i gatshëm të ndihmojë ekipin dhe të japë gjithçka. Ai është një lojtar që di shumë mirë të përdorë hapësirën në zonë. Fokusi i tij, është reagimi ndaj humbjes dhe pozicionet mbrojtëse ishin perfekte në ndeshjet e fundit që luajtëm, ndaj nuk kam asnjë dyshim apo shqetësim. Ajo që ndodh në këto turne është se ne duhet të bëjmë vlerësime çdo ditë. Ronaldo kishte 51 ndeshje, nuk e kishte problem t’i luante të gjitha, por të dhënat në nivel klubesh nuk janë të njëjta në nivel kombëtar. Ai tregoi se mund të luajë çdo 4 ditë, por ne e vlerësojmë këtë në kohë reale gjatë turneut”, përfundoi Martinez.
PANORAMASPORT.AL