Në Europianin e Gjermanisë do të grumbullohen në total 622 futbollistë nga 219 klube të ndryshme. 24 skuadrat pjesëmarrëse kanë dorëzuar në UEFA listat përfundimtare me 26 lojtarë, me të cilët do të kërkojnë të arrijnë objektivat. Sigurisht që nga një analizë e bërë në këto lista, ka disa rekorde dhe të dhëna specifike që lidhen edhe me Kombëtaren shqiptare, po ashtu me skuadrën e Interit.
* 114 futbollistë që do të marrin pjesë në “Euro 2024” luajnë në Angli, 104 luajnë në Itali dhe 80 në Gjermani.
*Disa prej lojtarëve janë në kontratë me klubet jashtë Europës, 1 prej tyre në Iran, 1 në Katar, 2 në Korenë e Jugut. Një prej tyre është Jasir Asani. Dy lojtarë luajnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, 7 në Amerikë dhe 14 në Arabinë Saudite.
* Shqipëria dhe Danimarka janë të vetmet shtete ku asnjë prej lojtarëve të grumbulluar në Europian s’luajnë në kampionatin e tyre. Silvinjo nuk ka marrë me vete asnjë lojtar nga Superiorja, ashtu si Danimarka. Danezët kanë grumbulluar lojtarë nga 7 shtete të tjera (11 lojtarë luajnë në Angli), ndërsa kuqezinjtë luajnë në 13 shtete të ndryshme (10 prej tyre në Itali).
* Kontrasti i dy skuadrave të mësipërme është për Anglinë, që ka vetëm Bellinghamin dhe Kejnin që luajnë jashtë Premier Ligës. “Tre Luanët” ndiqen nga Italia që ka 3 lojtarë që luajnë jashtë Serisë A, Zhorzhinjo tek Arsenali, Vikario te Totenhemi dhe Donaruma te PSG-ja.
* Skocia dhe Gjermania janë dy skuadrat më të vjetra në Europian, të cilat do të luajnë dhe ndeshjen hapëse, praktikisht 28.89 vjeç dhe 28.59 vjeç. Çekia është skuadra më e re me 25.74 vjeç.
* Portugalia është skuadra me lojtarin më të vjetër, Pepe që është 41 vjeç. Spanja ka lojtarin më të ri Lamine Jamal, 17 vjeç.
* Kristiano Ronaldo është lojtari me më shumë ndeshje në Europian, me 25 ndeshje në 5 Europianë të ndryshëm. Ndiqet nga Pepe me 19 ndeshje.
* Tomas Myler dhe Manuel Nojer kanë respektivisht nga 15 ndeshje në Europian.
* Sulmuesi i Al Nasr, Kristiano Ronaldo, është ai që ka shënuar më shumë gola në Europiane (14), ndiqet nga Grizman me 7, Lukaku dhe Morata me 6.
* Interi dhe Mançester Siti janë dy skuadrat që kanë më shumë lojtarë në Europian (13 për kokë). PSG-ja, Reali i Madridit dhe Barcelona kanë 12 lojtarë.
* Bundesliga është e vetmja ligë që përfaqësohet në Europian me 3 skuadra që kanë çuar lojtarë me numra dyshifrorë (Bajerni-Lajpcigu 11) dhe Leverkuseni 10.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL