Mbrojtësi i Dortmundit, Ian Matsen do të shkojë me Holandën në Europianin e Gjermanisë.
Ai u thirr nga trajneri Ronald Kuman pas dëmtimit të Frenki De Jong dhe Teun Kupmainers.
Lajmi u bë i ditur ditën e sotme nga vetë kombëtarja e “tulipanëve”.
Por ku ndodhej mbrojtësi kur mori lajmin e madh?
Ai ishte së bashku me të dashurën me pushime në Mikonos.Madje ai ka publikuar foto nga një jaht ku shfaqet duke marrë rreze dielli.
Tashmë i duhet të ndërpresë pushimet për ti ardhur në ndihmë kombëtares së tij dhe për të qenë në urdhrat e Kuman.
PANORAMASPORT.AL