• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rodri feston 50 ndeshje me Spanjën: Dua të fitoj Europianin

11/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përveçse ishte ndeshja e fundit para tifozëve spanjollë para “Euro 2024”-ës, miqësorja kundër Irlandës së Veriut (5-1) ishte i veçantë për mesfushorin e “La Roja”-s, Rodrigo Hernández (Rodri).

Mesfushori i Mançester Sitit në Premier arriti shifrën e 50 ndeshjeve me kombëtaren spanjolle. Gjatë fluturimit për në Gjermani, ai u befasua nga shokët e skuadrës, trajneri Luis de la Fuente dhe zëvendës presidenti i federatës Alehandro Mansito.

Kapiteni Morata mori mikrofonin në avion për të bërë një njoftim të rëndësishëm:

“Duhet të përgëzojmë legjendarin Rodri që ka bërë 50 paraqitje për kombëtaren”, tha ai.

Para evropianit të tij të dytë, Rodri ka pritshmëri të mëdha, por është i vetëdijshëm për vështirësinë: “Ky evropian është si ai mali që kërkon të ngjitesh. Duket larg, por hap pas hapi do të ngjitemi derisa ta arrijmë në majë”, u tha ai shokëve të ekipit.

Kujtojmë se Rodri bëri debutimin e tij me kombëtaren spanjolle më 23 mars 2018 kundër Gjermanisë, vend ku do të zhvillohet dhe “Euro 2024”-a.

“Ajo ndeshje ka qenë realizimi i ëndrrës time të parë, tani po shoh për përmbushjen e të tjerave”, deklaroi Rodri.

Next Post

Ajeti paralajmëron kundërshtarët e grupit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.