• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Po kalojmë edhe e një pozitë të mirë”, Fullkrug: Duhet të kënaqim tifozët tanë

11/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë vendi organizator dhe janë pikërisht ata, që do të çelin spektaklin e Kampionatit Evropian të futbollit. “Pancerat” e Gjermanisë janë duke zhvilluar përgatitjet e fundit, për sfidën hapëse të këtij turneu madhështor, ndaj “ishaullorëve”, të Skocisë, ku padyshim objektivi absolut në këtë kompeticion është pikërisht sigurimi i titullit kampin, gjë që mungon që prej vitti 1996, në duart e “Die Manschaft”.

Së fundmit, një prononcim të shkutër për kanalin zyrtar të UEFA e ka bërë edhe Fullkrug, i cili theksoi se për të shkuar larg në këtë kompeticion, skuadrës së tij do t’i duhet që në fushë të shfaqë edhe arrogancë ndërsa shtoi se do të punojë shumë që të jetë ai titullari i ekipit, pavarësisht duelit me Kai Havertz.

“Jemi në një pozitë të mirë për të startuar turneun, shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë. Kemi arsye për të qenë optimist, në turne të tillë duhet edhe pak arrogancë në fushë sepse këtë e kanë të gjitha skuadrat që kërkojnë të shkojnë larg.

Konkurrenca me Havertz? Shpresoj dhe uroj që Kai të shënojë gola të cilat bëjnë të lumtur vendin dhe që dërgojnë kombëtaren përpara. Kemi një mundësi unike duke qenë se e luajmë këtë kompeticion në shtëpi. Sa i takon rolit tim në skuadër, unë do të punoj shumë në stërvitje dhe për të pasur kështu më shumë shanse për të luajtur”,- u shpreh “bomberi” i Borussia Dortmund. /i.m /abcnews.la

Next Post

Osimhen drejt Francës, sheiku i PSG hap “thesin” për “bomberin” nigerian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.