Kampioni i Kosovës, Ballkani ka njoftuar për largimin e futbollistit Nazmi Gripshi.
Pas përfundimit të marrëveshjes së tij në Suharekë, Gripshi nuk do ta vazhdojë më të ardhmen te Ballkani, raporton KosovaPress.
“Faleminderit Nazmi Gripshi!
Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durrësi ka përfunduar, andaj klubi e falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruante në komunikatën e Ballkanit.