Wednesday, 29. April 2026
Sport

FC Drita: Mustafa do të jetë një forcë shtesë për sezonin e ri 

GS 11/06/2024 1 Min. Lesezeit

Drita e Gjilanit e ka ndërmend që të përforcohet fuqishëm për edicionin e ri por edhe për garat evropiane. 

Drita sjell edhe një emër të ri, është fjala për Ilir Musfafën.

Ai luan në pozitën e mesfushorit dhe vlerësohet si përforcim adekuat. 

“Ilir Mustafa forca jonë e re.

FC Drita ju njofton që ka arritur që të sigurojë shërbimet e mesfushorit Ilir Mustafa. 

Iliri nga sezoni 2015/16 është pjesë e Superligës së Kosovës ku ka luajtur për ekipe si Liria ,Dukagjini dhe së fundmi Malisheva. 

Iliri ka luajtur edhe jashtë kampionatit tonë ku në sezonin 2020/21 ka luajtur në Ligën e Parë të Turqisë.

Mustafa do të jetë një forcë shtesë për sezonin e ri dhe do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme deri në qershor 2026”, njofton FC Drita.

Teilen: