KB Junior 06 Moni Bau po përgatitet me seriozitet për Superligën e femrave në basketboll.
Kësisoj, drejtuesit e klubit kanë nisur t’i përforcojnë radhët e veta me basketbolliste cilësore vendore e ndërkombëtare.
Aktualisht është arritur marrëveshja me plejmejkeren e talentuar Yllza Uka, e cila ka nënshkruar kontratën e re me drejtorin e klubit, Erlind Rushitin.
“Po, mbaruam me Yllzën, lojtaren e talentuar e cila ka dalë nga gjiri i akademisë sonë.
Kjo basketbolliste luan në pozitën e organizatores dhe tashmë me një përvojë sigurisht që do të jetë njëra ndër lojtaret kryesore të lojës sonë në elitën e basketbollit femëror…”, ka thënë drejtori sportiv i klubit.
Ndërkohë, në ditët në vijim pritet të arrihen marrëveshjet edhe me lojtaret tjera, kryesisht nga kjo akademi e basketbollit.