Wednesday, 29. April 2026
Sport

Motra e “tradhtoi” me një juventin, Fratezi: E kam bllokuar për 4 ditë në të gjitha rrjetet sociale

GS 11/06/2024 1 Min. Lesezeit

Menjëherë pas fitores së Juves në Kupën e Italisë, Kiara Fratezi , mostra e futbollistit të Interit, Davide Fratezi, doli në fushë për të festuar me Ueston MeKenin, duke konfirmuar hapur lidhjen pas zërave të shumtë.

FRATEZI DHE KIARA 

I intervistuar nga “Repubblica”, Davide Fratezi e ka komentuar atë skenë me ironi: “E kam bllokuar në të gjitha rrjetet sociale për katër ditë. Tallemi me njëri-tjetrin. Fakti që ajo është kaq e ekspozuar nuk më shqetëson. Secili ka jetën e vet”, deklaroi fillimisht futbollisti i Interit. 

Mesfushori italian më pas komentoi për një foto të publikuar disa vite më parë në të cilën ishte i zhveshur:  

A më shqetësoi? Në fillim po. Të gjithë më thirrën, nuk e kuptova. Por sinqerisht nuk ishte një dramë”. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: