Erik Ten Hag do të qëndrojë si trajner i Mançester Junaitid! Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga mediat britanike, pasi klubi anglez bëri rishikimin e sezonit që kulmoi me vendimin për ta mbajtur teknikun holandez në “Old Trafford”.
Pas një periudhe ku shumë shqetësime dhe thashetheme u përhapën për të ardhmen e Ten Hag, Junajtid mbajti bisedime me 54-vjeçarin të martën dhe preferenca e të dyja palëve ishte që ta vazhdonin bashkëpunimin.
Kontrata aktuale e Ten Hag skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe ka një opsion vazhdimi edhe për 12 muaj të tjerë, por palët tani do të hyjnë në negociata të reja për ta zgjatur atë edhe më tej.
Në fund të procesit të udhëhequr nga aksionari Sir Jim Ratcliffe, grupi i tij INEOS dhe drejtori sportiv Sir Dave Brailsford, u mor vendimi që të vazhdojnë përpara me Ten Hag në krye të “djajve të kuq”.
🚨 EXCLUSIVE: Erik ten Hag to stay as Manchester United manager. #MUFC end-of-season review culminated with decision to keep 54yo in position. After talks today Dutchman will remain at Old Trafford + hold negotiations over contract extension @TheAthleticFC https://t.co/tAzM2Ld378
— David Ornstein (@David_Ornstein) June 11, 2024
PANORAMASPORT.AL