Y lli 16-vjeçar i Spanjës, Lamine Jamal, ka tërhequr të gjithë sytë e Europës në qendrën stërvitore të ekipit spanjoll. Për të bërë histori natyrisht, sepse do të bëhet debutuesi më i ri në histori të Euro 2024- ës kundër Kroacisë.
De la Fuente nuk e ka vendosur formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Kroacisë, por me shumë gjasa minuta do të ketë dhe për lojtarit të Barcelonës. Në një intervistë, ai shprehet me natyrshmërinë që i jep rinia dhe me ambicien e një futbollisti që dëshiron të bëhet yll. I buzëqeshur, pa dhënë ndjesinë e të qenit nën presion, pavarësisht se nuk ka mbushur ende 17 vjeç, Lamine Jamal mori pjesë në një intervistë për “AS”, ku ka rrëfyer disa nga të fshehtat e tij por dhe emocionet e mëdha në momentin e publikimit të listës nga trajneri Luis de la Fuente që e ka përfshirë në delegacionin e “La Roja”-s.
“Jo shumë kohë më parë po shikoja Europianin shtrirë në divan me nënën time. Ne nuk vijmë për një shëtitje, por për të bërë histori. Shpresoj të shkoj larg në Euro, ndaj do t’i shikoj Lojërat Olimpike në TV”, deklaroi djali nga Rokafonda. “Lista? Ishte një moment i veçantë, ime më kërceu nga divani sapo dëgjoi emrin tim në listë. Ishte e jashtëzakonshme”, tha ai. Angazhimi me kombëtaren spanjolle në “Euro 2024”, e ka kushtëzuar lojtarin edhe nga mësimet. Gjithsesi, ai ka theksuar se vazhdon të mësojë edhe nga grumbullimi i ekipit kombëtar. “Detyrat i kam marrë me vete, sepse jam në vitin e 4-të në shkollës së mesme. Kam mësime ‘online’ dhe jam mirë. Shpresoj që mësuesi të mos më kërkojë të jem i pranishëm në klasë”, tha ai duke qeshur. Jamal ka folur edhe për mënyrën se si e menaxhon presionin dhe të qenit në vëmendje në një moshë fare të re.
“Ata që më ndihmojnë më shumë janë prindërit, sikurse dhe miqtë e mi… Ata më udhëzojnë të jem i qetë. Mundohem të ruaj të njëjtën jetë që kam bërë më parë dhe kjo është ajo që më mban të vendosur, ashtu si njerëzit e afërt”, tha Jamal.
PANORAMASPORT.AL