Barcelona po planifikon skuadrën për sezonin e ardhshëm, me Hansi Flick në krye.
Klubi dhe tekniku gjerman e kanë të qartë se pozicioni i “shkatërruesit” është një nga prioritetet e merkatos.
Është Joshua Kimmich, mesfushori gjerman i Bayern Munich, 29 vjeç, ëndrra e madhe blaugrana.
Orët e fundit, sipas “SportBild”, plani i Barçës tani ka ndryshuar. Ajo do të presë që lojtari ta përfundojë kontratën me gjigantët bavarezë vitin e ardhshëm, në qershor 2025, për ta marrë falas.
Tani do të duhet të shihet si do të reagojë Bayern Munich karshi kësaj skeme mes klubit katalanas dhe mesfushorit gjerman.