Wednesday, 29. April 2026
Sport

Holanda “e zbulon” Zirkzee: Sulmuesi i Bolognas thirret për Euro2024

GS 13/06/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka vendosur të thërrasë sulmuesin, Joshua Zirkzee për Euro 2024.

Sulmuesi i Bolognas fillimisht u përjashtua nga lista, pavarësisht një sezoni të jashtëzakonshëm me fanellën e ekipit italian.

Pas lëndimeve të shumta në periudhën e fundit, përfshirë ato të De Jong dhe Koopmeiners të cilët ishin zëvendësuar përkohësisht vetëm nga Maatsen, situata u ndërlikua më tej me dëmtimin e Brian Brobbey. Kjo e shtyu Koeman të merrte masa të menjëhershme, duke e integruar Zirkzee në skuadër.

/GazetaBlic Sport

Teilen: