Ylli i Francës, Kilië Mbape deklaroi se të fitosh një Europian është më e vështirë se të fitosh një Botëror dhe Lionel Messi ka zgjedhur ti përgjigjet ish-bashkëlojtarit të tij tek PSG-ja përmes një interviste për ESPN Argentina.“Ai e tha këtë?
Amerikanët edhe para Katarit të gjithë i japin rëndësi kompeticionit ku luajnë, Kampionati Europian është shumë i rëndësishëm, por Argjentina, Brazili dhe Uruguai nuk janë…
Më të mirët janë në Kupën e Botës, prandaj të gjithë duan të bëhen kampionë të Botës”.
E keni parë finalen e fundit të Championsit?
“Unë kam mbështetur Borusia Dortmundin, natyrisht. Unë jam një tifoz i Barcelonës dhe për këtë arsye… Edhe tifozët e Real Madridit nuk do ta mbështesnin Barcelonën nëse do të ishin në finale…
Shpresoj që Barça të luftojë ende për Ligën e Kampioneve pasi ka kaluar një kohë e gjatë që kur e kemi fituar një të tillë.
A do të luani në Olimpiadë?
“Kam folur me Maskeranon dhe kemi analizuar situatën. Në moshën time nuk mund të luaj në të gjitha turnetë, duhet të zgjedh me kujdes se çfarë të bëj dhe do të ishte tepër të luaja dy gara radhazi”.
A është e mundur Kupa e Botës 2026?
“Unë kurrë nuk i kam dhënë rëndësi rekordeve.
Edhe pse do të ishte fantastike të vazhdoja të bëja gjëra të mëdha, por nuk do të shkoja në Kampionatin Botëror për këtë arsye.
Nëse funksionon dhe shkon mirë, do të ishte perfekte por varet nga ajo se si ndihem. Ëhtë e vërtetë që djali im Thiago më flet shumë për Botërorin e ardhshëm, duke qenë se jetojmë ku do të luhen, por ai nuk më kërkon të jem atje, ata e dinë se si është situata”, deklaroi Messi.