• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kuqezinjtë” pushtojnë “Signal Iduna Park”, mbi 50 mijë shqiptarë të pranishëm për sfidën ndaj Italisë

13/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Do të jetë padyshim një përballje e zjarrtë. Siç e kemi thënë e stërthënë ditët e fundit, mbrëmjen e 15 qershorit, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të sfidojnë në “mitikun” e Dortmundit, “Signal Iduna Park”, kampionët në fuqi të Evropës, Italinë, në sfidën e parë të vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Nëse në fushë fituesi ende nuk dihet, në tribunë gjithçka është “vulosur”, teksa sipas raportimeve më të fundit, të ESPN, më shumë se 50 mijë tifozë shqiptarë do të mbushin shkallët e stadiumit, duke u bërë kështu, grupimi më i madh i mbështetësve të çdo skuadre tjetër përveç vendit pritës.

Pavarësisht se mban më shumë se 81 mijë spektakorë, “muri i verdhë” do të jetë i bllokuar për tifozët, gjatë këtij Evropiani, mirëpo kjo nuk ka ndaluar aspak tifozët “Kuq e Zi” për të “blinduar” arenën gjermane, ku nga 62 mijë vende vakante kanë lënë më pak se 10 mijë bileta për tifozët italianë, teksa pritet që të dhurojnë një atmosferë elektrizuese, ku do t’i dhurojnë goxha mbështetje “Legjionarëve” tanë. /i.m /abcnews.al

Next Post

NBA, BOSTONI HEDH NJE HAP GALOPANT DREJT “UNAZES”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.