Juventusi ka bërë një ofertë zyrtare për Mason Greenwood, i cili u përjashtua nga Manchester United pasi u akuzua për përdhunim.
Bianconerët janë gati të ofertojnë shumën prej 40 milionë paund. “Djajtë e Kuq” duan të shesin lojtarin e tyre 22-vjeçar, i cili nuk është pjesë e planeve të Erik ten Hag, transmeton GazetaBlic Sport.
Kjo nuk është oferta e parë për Greenwood nga klubi torinez, por Juve shpreson të arrijë një marrëveshje për lojtarin së shpejti.
Bisedimet janë ende në një fazë të avancuar, por asgjë zyrtare. United gjithashtu pret më shumë oferta për Greenwood dhe do të marrë atë më të mirën. Për anglezin është i interesuar edhe Napoli.
Sulmuesi e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Getafe, duke shënuar 10 gola në 36 paraqitje në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport.