Wednesday, 29. April 2026
Sport

Skandaloze – ndodhë vetëm te serbët: Tifozët hedhin gjësende në drejtim të policisë

GS 13/06/2024 1 Min. Lesezeit

Skandali shpërtheu në seancën stërvitore të Serbisë në Augsburg, e cila u ndërpre pasi një tifoz serb vrapoi në fushë duke dashur të bënte një foto me Dushan Vlahovic.

Pak më vonë një situatë e ngjashme. Dy tifozë pushtuan fushën. Njërin prej tyre Vlahoviq e ka nxjerrë nga fusha dhe policia ka ndaluar tjetrin. Kjo nuk u ka pëlqyer disa tifozëve serbë dhe ata filluan të hedhin gjësende ndaj policisë, transmeton GazetaBlic Sport.

Serbia hap kampionatin evropian kundër Anglisë, me Slloveninë dhe Danimarkën në të njëjtin grup.

/GazetaBlic Sport.

Teilen: