Ish futbollisti i Vardarit të Shkupit, Darko Glisic, është përforcim i ri i klubit të ligës së parë maqedonase, Gostivarit.
Pas arritjes së objektivit me Vardarin, mbijetesën në shoqërinë e më të mirëve,
Darko Glisic vendosi të transferohet të skuadra shqiptare, ku mori ofertë me kushte shumë më të mira financiare.
Gostivari këtë vit ka ambicie të mëdha dhe do të kërkojë një vend në garat evropiane.