• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Bayern e bën “sefte”, “Bavarezët” sigurojnë shërbimet e mbrojtësit japonez

14/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është transferimi i parë nën drejtimin e Vincent Company. “Bavarezët” e Bayern Munich kanë siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm, teksa pasditen e kësaj të enjteje kanë zyrtarizuar, japonezi Hiroki Ito, si lojtarin e tyre më të ri, me 25-vjeçarin, që i bashkohet rekordmenëve, të Bundesliga, pas një sezoni fantastik te Stuttgart.

Për kartonin e “Samurait Blu”, “Bavarezët” kanë derdhur plot 30 milionë euro në arkat e Stuttgart ose e thënë ndryshe kanë paguar në mënyrë direkte klauzolën e japonezit, teksa kanë vendosur t’i ofrojnë këtij të fundit një kontratë 4-vjeçare, e cila do të skadojë më 30 qershorin e vitit 2028.

Ndërkaq, kujtojmë se japonezi ishte një nga mbrojtësit më të mirë të Bundesliga sezonin që u mbyll disa javë më parë dhe forma e tij bëri që te Bayern të viheshin menjëherë në lëvizje për të bërë të mundur këtë transferim. Ito nuk shkëlqeu vetëm në kampionat, por edhe me Kombëtaren, teksa ka arritur të zbresë plot 19 herë në fushë, me Japoninë. /i.m /abcnews.al

 

Next Post

Atletico ngel “thatë” në sulm, “Loc Colchoneros” vihen pas “yllit” argjentinas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.