Pas Yllzës, edhe basketbollistja tjetër cilësore, Merisa Bilalli, në edicionin e ri do të jetë pjesë e anëtarit të ri të Superligës së femrave në basketboll.
“Arritëm marrëveshje edhe me Merisën, pa dyshim njërën prej basketbollisteve më të mira që kemi, apo, siç e quajmë ne “snajperistja” e klubit”, thotë drejtori sportiv Erlind Rushiti.
Përndryshe, edhe Merisa është produkt i akademisë së basketbollit Junior 06 dhe ka qenë njëra ndër koshashënueset më të mira të klubit dhe në përgjithësi në Ligën e parë të Kosovës.
Sipas drejtuesve të klubit nënshkrimi i kontratave do të vazhdojë edhe me lojtaret tjera.