Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsman, ka treguar në konferencë për shtyp vështirësitë që ai ka hasur për të bindur mesfushorin Toni Kros për t’u rikthyer te “pancerat”, ndërsa ka “skanuar” edhe rivalin i mbrëmjes së sotme.
BINDJA E KROS – “Toni është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Atij mjafton t’i japësh topin dhe bënë çdo gjë vetë. Përveç kontributit në lojë, kjo ndihmon edhe shokët e ekipit për tu përmirësuar. Kur ia parashtrova festën për tu bashkuar në kombëtaren, fillimisht e priti me dyshim. U desh ta kalonin disa orë në bisedë telefonike për ta bindur. Çdo trajner e dëshiron ta kishte një futbollist të tillë në kontingjent. Sapo ai u bashku grupit menjëherë dha rezultatet fantastike. Ftohtësia, saktësia dhe vizioni i mesfushorit duhet marrë për studim”, tha mes të qeshurash Nagelsman.
KUNDËRSHTARI – “Skocezët luftojnë shumë fortë për topin e parë. Këtë qasje do të përpiqen ta vendosin në funksion edhe ndaj nesh. Mbrojtësit e linjave janë shumë të shpejtë, ata do të jenë kërcënimi kryesore me krosimet drejt zonës. Planifikoi ndeshje të dyluftuar. I kemi marrë masat mbi skenarë të ndryshëm, gjithësi s’dua të flas më shumë mbi këtë temë fitorja detyrim’, tha Juliani.
NDIKIMI I TIFOZËVE – “E rëndësishme të shpalosim gjithë forcën e grupit në duelin me Skocinë. Tifozët do të jenë arma sekret në këtë turne. Është mirë kur i gjithë stadiumi të shtyn të japësh më të mirën. Pres atmosferës së zjarrtë në shkallët e ‘Allianz Arena’. Koha për të treguar se kush jemi dhe sa vlejmë”.
KRITIKAT NDAJ NOJERIT – “Manuel dhe unë i dijmë se si funksionojnë mediat. Të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre. Nuk më intereson se çfarë shkruhet apo thuhet në mediume të ndryshme, e rëndësishme të fokusohemi te objektivi ynë. Kemi përpara një Europian, i cili zhvillohet përpara tifozëve tanë, ç’ka do të thotë se kemi përgjegjësi shtesë”.
FTESA PËR XHAN – “Vendosa së bashku me stafin në favor të Emre Xhan. Ai ka zhvilluar sezon pozitiv me Dortmundin. Mbase e meriton festën që në listën fillestare, por e rëndësishëm që ai është më ne. Pavloviç do na shikojë nga shtëpia, problemi me bajamet nuk dha shpresë, kështu që rrezikimi në një fazë të tillë mund të ketë pasoja”, e mbylli Nagelsman.
Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL