Wednesday, 29. April 2026
Sport

Arrigo Saki kundër Milanit: Fonseka s’më bind, do të doja De Zerbin

GS 14/06/2024 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht se foli pak minuta pas zyrtarizimit të tij si trajneri i ri i Milan, Paulo Fonseka është një zgjedhje që nuk i pëlqen aspak legjendës së Milani, Arrigo Saki.

saki

Gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat ka treguar një alternativë tjetër më “të denjë”, sipas tij, për stolin kuqezi. “Fonsekën e kisha harruar pak këto vitet e fundit dhe nuk e kam ndjekur shumë, prandaj s’dua të futem në detaje.

Shpresoj që Milani të ketë një strategji të mirëmenduar, por portugezi nuk është një nga ata emra që e kisha menduar për kuqezinjtë. Me gjithë respektin për Fonsekën, personalisht do të të kisha preferuar një trajner si De Zerbi”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: