Pesë janë rregullat që duhen respektuar me çdo kush nga lojtarët e kombëtares italiane në Euro 2024.
Trajneri Luciano Spalletti kërkon përqendrim maksimal nga djemtë e tij në garimin në Gjermani 2024.
Kompeticion që kampionët në fuqi do e nisin të shtunën (15) kundër Shqipërisë në “Signal Iduna Park” (21:00).
Askush nuk duhet të vonohen në mbledhjet e përbashkëta. Gjithashtu, futbollistëve nuk do u lejohet përdorimi i celularëve gjatë vakteve të drekës dhe darkës.
Por jo vetëm, as përdorimi i kufjeve, sikurse janë të ndaluara për lojtarët edhe shakatë e tepruara me njëri-tjetrin.
Në fund play-station, loja e preferuar. Në dhoma personale nuk do të ketë të tillë, përveçse gjatë orarit kur zgjedhin të luajnë së bashku.