• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozja kroate Ivana Knoll ndalohet rrugëve të Berlinit nga kalimtarët/ Kërkojnë një fotografi së bashku

14/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ivana Knoll po bëhet gati të jetë përsëri protagoniste e një aktiviteti ndërkombëtar futbollistik. Pasi mori vëmendjen e gjithë botës në Katar 2022, modelja kroate tashmë po bëhet gati të kthehet në një ndër personazhet e përfolura edhe në Gjermani. Ajo ka udhëtuar nga Majemi ku punon si modele dhe DJ, drejt Gjermanisë dhe është akomoduar në Berlin. Objektivi i saj padyshim janë ndeshjet e përfaqësueses së Kroacisë, teksa po pret me padurim të shohë në veprim Modriç & Co. në ndeshjet në grupe ku përfshihet edhe ajo me Shqipërinë.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shëtitur nëpër qytet dhe ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët i kanë kërkuar me mirësjellje të bëjnë një fotografi me të. Ivana më herët u ankua në Instagram se ishte e zhgënjyer me akomodimin në dhomën e hotelit për të cilin paguante 650 euro për një natë. “Kam paguar shuma të mëdha për ‘hotelin më të mirë’ por shërbimi nuk ka të njëjtën vlerë  dhe dhomat janë të vjetra, ngrohja nuk funksionon, palestra dhe pishina janë në ndërtim e sipër. Nuk e rekomandoj”, kishte deklaruar ajo.

Next Post

BBC publikon listën, “Legjionari” i Kombëtares mes 24 talenteve që duhen vëzhguar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.