• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Nesër duhet ta nisim me këmbë të mbarë”, Gjimshiti: Na presin tre ndeshje të vështira, sfida me Italinë mund të ndryshojë gjërat…

14/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka shoqëruar trajnerin Silvinjo në konferencën e zakonshme për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Italisë.bandicam 2024-06-14 17-56-27-605

Ndeshja me Italinë do të jetë shumë e rëndësishme edhe për ecurinë tonë në Europian…

Sigurisht që të tre ndeshjet janë shumë të rëndësishme, por nëse e nisim me këmbën e mbarë, mund të kemi në ndihmë dhe një motivim më shumë për të ecur përpara. Një rezultat pozitiv ndaj Italisë mund të jetë një shtysë më shumë për ndeshjet e tjera.

Do të keni një duel me shokun tuaj të skuadrës, Skamakën. A keni folur me të gjatë kësaj kohe dhe çfarë mund të presim në fushë?

E njoh shumë mirë, pasi kemi luajtur bashkë për një sezon të tërë. Që nga festa kur fituam Ligën e Europës nuk kemi folur bashkë, por nuk do të jetë me rëndësi Gjimshiti-Skamaka, por në tërësi ndeshja Shqipëri-Itali.

Në miqësoret e fundit Italia ka vuajtur jo pak. A është ky një kurth i tyre?

Sigurisht që i kemi ndjekur ndeshjet e fundit të Italisë dhe trajneri na ka evidentuar forcën e tyre, ku duhet të tregojmë kujdes. Analiza nevojitet për ndeshjen e nesërme dhe besoj se jemi përgatitur mirë për të qenë gati.

Në këtë Shqipëri, çfarë ka nga Seria A dhe futbolli italian?

Ka shumë nga futbolli italian, pasi jo vetëm që jemi shumë futbollistë që luajmë në Itali, por edhe trajneri ka një eksperiencë të rëndësishme në Serinë A. Luajmë aty dhe njohim shumë mirë kundërshtarët tanë, por e dimë mirë që kemi përballë Italinë, kampionen në fuqi dhe që luan në të tilla kompeticione për të fituar, ndaj duhet të bëjmë kujdes.

Shumë prej futbollistëve të Shqipërisë, janë fëmijë emigrantësh që kanë lindur dhe janë rritur në vende të tjera, por që përfaqësojnë vendin e tyre…

E vërtetë. Shumë prej nesh jemi lindur apo rritur në vende të tjera, por jemi shqiptarë. Në shtëpitë tona flitet shqip dhe jemi rritur me dashurinë për vendin tonë. Jemi të lumtur që përfaqësojmë vendin tonë.

Keni fituar edhe Ligën e Europës këtë sezon me Atalantën. Cilat janë njohuritë apo emocionet që keni fituar në këtë kompeticion dhe që do të donit t’i transmetonit të shokët e skuadrës?

Triumfi në Ligën e Europës ka qenë rezultat i një procesi pune që ka nisur shumë kohë më parë. Ne jemi të përgatitur të bëjmë maksimumin për të fituar në çdo ndeshje. Jemi përgatitur të bëjmë më të mirën dhe shpresojmë që të na shkojë mirë.

A mund të na tregoni se çfarë ka sjellë puna e trajnerit te ju?

“Puna e tij na ka përmirësuar shumë, prej më shumë se një viti që kur ka ardhur. E dimë si punon çdo ditë për të na ndihmuar. Ka qenë një futbollist i madh dhe një motivator i jashtëzakonshëm. Jemi këtu duke kaluar nëpërmjet një grupi të vështirë dhe kemi marrë shumë komplimente, jo vetëm ne, por edhe stafi e trajneri”, deklaroi Gjimshiti.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Spalleti sqaron të ardhmen e Donnarummas te PSG: “Nuk mendoj se niveli i tij do të bjerë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.