• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE GJERMANI-SKOCI/ Shkelmohet topi i parë, starton Europiani

14/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Momenti që të gjithë e kemi pritur me padurim më në fund erdhi, Kampionati Europian starton sonte me takimin hapës, Gjermani-Skoci. Ndeshja e parë, që hap siparin e një turneut me 51 takime në total, dhe që do të mbyllet me finalen e madhe të Berlinit me datë 14 korrik.

bandicam 2024-06-14 21-03-12-709

Gjermania pritëse vjen më e karikuar se asnjëherë. Ky është eventi i parë madhor pas 18 vitesh që zhvillohet në tokën gjermane. I fundit ishte ai i vitit 2006, ku pa Italinë me Karnavaron kapiten, që ngriti në qiellin e Berlinit, Kupën e Botës numër 4 për “axurrët”. Gjermanët nuk ishin të zotë ta fitonin kompeticionin atëherë para publikut tyre, por duan që atë ëndërr ta realizojnë këtë vit, me një grup ku kombinohet eksperienca dhe talenti. Sot është etapa e parë, ku ata duhet t’i përgjigjen rezultateve kryesisht negative të kohëve të fundit, dhe t’i tregojnë të gjithëve se përse quhen Gjermania.

Kualifikim historik ishte edhe për Skocinë. Një kombëtare e fortë, që gjithmonë ka luajtur nën hijen e të mëdhenjve britanik, Anglisë. Me një udhëheqës si MekTomini dhe me suportin e tifozëve të mrekullueshëm skocez, që do jenë krahu i djathtë i ekipit, Skocia tenton të shkruajë historinë dhe të mposht Gjermaninë.

REZULTATI LIVE | GJERMANI-SKOCI 0-0

7′ Dyluftime të shumta në mesfushë por duket se gjermanët kanë më shumë besim në vetvete dhe mund ta gjejnë golin shumë shpejt.

4′ Vendasit arrijnë që të qarkullojnë mirë topin ndërsa skocezët presin mbrapa në pritje të kundërsulmit.

2′ Gjermania tregohet e rrezikshme që në minutat e para. Virc del i vetëm përballë portierit Gun por ky i fundit arrinë që ta pres topin. (VIDEO)

1′ Starton takimi në Mynih.

FORMACIONET ZYRTARE

GJERMANIA (4-2-3-1): Nojer; Mitelstad, Tah, Rydiger, Kimish; Kros, Andrih; Virc, Gyndoan, Musiala; Haverc | Trajner: Julian Nagelsman

SKOCIA (3-4-3): Gun; Hendri, Porteson, Tierni; Ralston, MekGregor, MekTomini, Robertson; MekGin, Adams, Krisi | Trajner: Stiv Klark

Capture

 

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Luis de la Fuente: Kemi shumë lojtarë të talentuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.