• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

LIVE GJERMANI-SKOCI/ Starton pjesa e dytë, gjermanët premtojnë “festival” golash (VIDEO)

14/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Momenti që të gjithë e kemi pritur me padurim më në fund erdhi, Kampionati Europian starton sonte me takimin hapës, Gjermani-Skoci. Ndeshja e parë, që hap siparin e një turneut me 51 takime në total, dhe që do të mbyllet me finalen e madhe të Berlinit me datë 14 korrik.

bandicam 2024-06-14 21-03-12-709

Gjermania pritëse vjen më e karikuar se asnjëherë. Ky është eventi i parë madhor pas 18 vitesh që zhvillohet në tokën gjermane. I fundit ishte ai i vitit 2006, ku pa Italinë me Karnavaron kapiten, që ngriti në qiellin e Berlinit, Kupën e Botës numër 4 për “axurrët”. Gjermanët nuk ishin të zotë ta fitonin kompeticionin atëherë para publikut tyre, por duan që atë ëndërr ta realizojnë këtë vit, me një grup ku kombinohet eksperienca dhe talenti. Sot është etapa e parë, ku ata duhet t’i përgjigjen rezultateve kryesisht negative të kohëve të fundit, dhe t’i tregojnë të gjithëve se përse quhen Gjermania.

Kualifikim historik ishte edhe për Skocinë. Një kombëtare e fortë, që gjithmonë ka luajtur nën hijen e të mëdhenjve britanik, Anglisë. Me një udhëheqës si MekTomini dhe me suportin e tifozëve të mrekullueshëm skocez, që do jenë krahu i djathtë i ekipit, Skocia tenton të shkruajë historinë dhe të mposht Gjermaninë.

REZULTATI LIVE | GJERMANI-SKOCI 3-0

10′ Virc, 19′ Musiala, 45′ Haverc

NGJARJET KRYESORE

48′ Ralston ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje që ia shkaktoi Musialës.

47′ Skocezët e fillojnë pjesën e dytë në sulm, por topat e tyre në zonë largohen nga mbrojtja vendase.

46′ Vjen zëvendësimi i parë te Gjermania, del Andrih dhe i lë vendin Grosit.

46′ Starton pjesa e dytë në Mynih.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, gjermanët kresojnë me rezultat të trefishtë.

45′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.

45′ GOOOOOOOOOOL GJERMANIA! Haverc tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe trefishon rezultatin. (VIDEO)

44′ Shokohen Skocezët. Portevous ndëshkohet me karton të kuq dhe lë të tijët me 10 lojtarë.

43′ Gjyqtari akordon penallti për Gjermaninë!

42′ Kimish kroson nga krahu i majtë me Gyndoan që gjen topin dhe godet por pritet nga portieri skocez. Topi mbetet ende në zonë por largojnë me fat skocezët. (VIDEO)

40′ Rydiger kroson në zonë por topi kontrrollohet nga portieri skocez Gun.

38′ Skocia tenton skemën nga një goditje dënimi por gjermanë largojnë topin duke pastruar zonën.

34′ Gjermania tenton të qetësojë lojën duke qarkulluar topin, në kërkim të golit të tretë.

32′ Musiala shënon serish, por goli anulohet nga një prekje me dorë e Haverc. (VIDEO)

30′ Andrih shkakto faull dhe ndëshkohet me karton të verdhe, i pari i këtij Europiani.

27′ Gjuajtja nga goditja e dënimit përfundon drejtëpërdrejtë në duart e portierit Gun. (VIDEO)

25′ Musiala depërton bukur në zonë duke detyruar mbrojtësin skocez të ndërhyjë duke shkaktuar penallti. VAR-i e ndryshon vendimin dhe akordon goditje dënimi jashtë zone. (VIDEO)

24′ MekGregor i shkakton një ndërhyrje të rrezikshme Gyndoanit, gjyqtari sinjalizon faull.

19′ GOOOOOOOOOOOL GJERMANIA! Vendasit nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, Musiala tregohet i qetë para portës dhe shënon të dytin. (VIDEO)

14′ Gjermania nuk “ngopet”, vazhdon dhe qarkullon topin në kërkim të golit të dytë.

10′ GOOOOOOOOOOL GJERMANIA! Florian Virc lëshon një “predhë” rrafsh me tokën duke e bërë të pamundur për portierin Gun që ta ndalojë topin, duke kaluar vendasit në avantazh. (VIDEO)

7′ Dyluftime të shumta në mesfushë por duket se gjermanët kanë më shumë besim në vetvete dhe mund ta gjejnë golin shumë shpejt.

4′ Vendasit arrijnë që të qarkullojnë mirë topin ndërsa skocezët presin mbrapa në pritje të kundërsulmit.

2′ Gjermania tregohet e rrezikshme që në minutat e para. Virc del i vetëm përballë portierit Gun por ky i fundit arrinë që ta pres topin. (VIDEO)

1′ Starton takimi në Mynih.

FORMACIONET ZYRTARE

GJERMANIA (4-2-3-1): Nojer; Mitelstad, Tah, Rydiger, Kimish; Kros, Andrih; Virc, Gyndoan, Musiala; Haverc | Trajner: Julian Nagelsman

SKOCIA (3-4-3): Gun; Hendri, Porteson, Tierni; Ralston, MekGregor, MekTomini, Robertson; MekGin, Adams, Krisi | Trajner: Stiv Klark

Capture

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

De la Fuente: Spanja është vendi më i mirë në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.