Wednesday, 18. March 2026
Sport

Gjermania ‘shkel’ Skocinë

GS 15/06/2024 1 Min. Lesezeit

Gjermania ka arritur fitore në ndeshjen hapëse të Euro 2024 ndaj Skocisë.

Nikoqirët mposhtën skocezët me rezultat bindës 5-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Wirtz në minutën e 10’të hapi serinë e golave e më pas e pasuan Musiala dhe Havertz në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë gjermanët luajtën më të qetë duke arritur të realizojnë edhe dy gola tjerë me anë të Fullkrug dhe Emre Can, ndërsa skocezët shënuan golin e nderit falë Rudiger i cili dërgoi topin në portën e tij.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: