• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Itali-Shqipëri do të jetë një sfidë mes dy “trureve”

15/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Duke thënë se në një ndeshje është e vështirë që dy lojtarë të veprojnë vetëm në një zonë të fushës, ka shumë gjasa që gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri të përplasen shpesh “trutë” e dy skuadrave.

Siç nënvizon La Gazzetta dello Sport, bëhet fjalë për Jorginho-n në frontin e “Axurrëve” dhe Nedim Bajrami për skuadrën shqiptare.

Jorginho ishte më i miri i heronjve të Wembley. Me Verrattin pranë, manovra e driblimit ishte një spektakël: askush nuk i ndalonte.

Sot është ndryshe: Jorginho rrezikon ta gjejë veten më vetëm. Barella do të jetë aty, por duhet të propozojë edhe vertikalizime.

Bajrami, duke pasur parasysh këtë dinamikë të mundshme në fushë, do të kërkojë të bëjë presing ndaj mesfushorit italian për ta detyruar atë të ngadalësojë manovrën.

Mesfushori kuqezi është një numër 10-të i vërtetë: ka teknikë, goditje elegante dhe jo gjithmonë vazhdimësi. Do të varet nga frymëzimi i tij dhe nga mënyra se si Shqipëria do të pushtojë kolektivisht hapësirat.

Për Italinë do të ishte thelbësore të gjente një Jorginho të modës së vjetër: me Turqinë dhe Bosnjën ai u kufizua me pasime të shkurtra, ndërsa Fagioli ndoqi më shumë manovrën kolektive.

Jorginho do të duhet të zgjerojë gamën e tij të veprimit dhe gjithashtu të kërkojë bashkëpunim në Calafiori ose Dimarco, kjo varet nga kush del përpara.

Bajrami nuk është golashënues, por nëse fillon të driblojë, Jorginho do të duhet ta ndjekë për të shmangur krijimin e një përballje dy kundër dy të rrezikshme Brojën.

Next Post

Futbolli në zi, portieri 26-vjeçar ndërron jetë gjatë grumbullimit me kombëtaren e tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.