• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Më i miri i ndeshjes Gjermani-Skoci, Musiala: Mund të bëjmë edhe më tepër se kaq

15/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhamal Musiala është shpallur nga UEFA si njeriu i ndeshjes së djeshme kundër Skocisë, me yllin e Bajernit të Mynihut që garanton se dje nuk ishte maksimumi që Gjermania e tij mund të japë:musiala“Vërtet ka pasur një periudhë në të cilën jemi kritikuar shumë, por ne të gjithë e dinim se kur të vinte momenti i së vërtetës do të dinim të bënim gjënë e duhur. Edhe unë e thashë se edhe personalisht do të tregoja se çfarë mund të bëja vërtet, pasi ndihem shumë mirë, i gjithë ky grup ka një formë të shkëlqyer, por mbi të gjitha treguam edhe një stil loje të rëndësishëm. Unë njeriu i ndeshjes? Pa dyshim që jam i lumtur, madje mund të kisha bërë edhe diçka më mirë në disa momente, por jam i lumtur dhe këtë çmim e ndaj me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës. Bëmë një start të mrekullueshëm dhe mendoj se i kemi bërë të lumtur tifozët dhe popullin tonë. Por ajo që unë mund të garantoj është se nuk ishte ai që u pa ndaj Skocisë maksimumi ynë. Ne jemi një kombëtare që dimë të përshtatemi në varësi të çdo rivali dhe do të shihni në vazhdim se jemi edhe më të fortë sesa kaq”, u shpreh 21-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mesfushori hungarez i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai thyen rekord ‘unik’ në Euro 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.