Përforcim në mbrojtje për Besën. Dobërdollasit kanë arritur akordin me Bashkim Velija.
Ai vjen nga Shkëndija e Tetovës, kurse sot u bë prezantimi.
“Bashkim Velija përforcon mbrojtjen!
Mbrojtësi Bashkim Velija vishet me fanelën tonë, ai në klub vjen nga skuadra e Shkëndijës, skuadër me të cilën për dy vite me rradhë zhvilloi pesëdhjetë ndeshje në kampionatin e ligës së parë.
Bashkim Velija ka filluar karieren e tij në futbollin në Maqedoni, duke luajtur me skuadra si KF Renova dhe KF Shkëndija, ku ka treguar një qëndrueshmëri të pazëvendsueshme dhe një angazhim të madh në cdo ndeshje të luajtur.
Velija ariti të lejë gjurmë edhe në kampionatin e Shqipërisë ku ishte pjesë e skuadres së KF Laci, skuadër në të cilën fitoi respektin e tifozëve dhe lojtarëve tjerë në ligën shqipëtare”, njofton KF Besa.