Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Europianet.
Vetëm 23 sekonda i mjaftuan mesfushorit shqiptar për të tundur rrjetën ndaj italianëve, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës.
Tashmë Bajrami kryeson listën, teksa në vend të dytë ndodhet rusi Dmitri Kiriçenko, i cili shënoi pas 1 minute e 5 sekonda në ndeshjen Rusi-Greqi të vitit 2004, në podium gjithashtu ndodhet edhe Emil Foresber, i cili në Europianin e vitit 2021 shënoi ndaj Polonisë pas 1 minute e 22 sekonda.
Lista
00:23 – Nedim Bajrami (Italia – Shqipëria, 15 qershor, 2024)
01:05 – Dmitri Kirichenko (Rusia – Greqia, 20 qershor, 2004)
01:22 – Emil Forsberg (Suedia – Polonia, 23 qershor, 2021)
01:39 – Yussuf Poulsen (Danimarka – Belgjika, 17 qershor, 2021)
01:40 – Robert Lewandowski (Polonia – Portugalia, 30 qershor, 2016)
01:57 – Luke Shaw (Anglia – Italia 11 qershor, 2021)
01:58 – Robbie Brady (Republika e Irlandës – Franca, 26 qershor, 2016)
02:08 – Sergei Aleinikov (BRSS- Anglia, 18 qershor 1988)
02:14 – Alan Shearer (Anglia – Gjermania, 26 qershor, 1996)
02:14 – Petr Jirácek (Çekia – Greqia, 12 qershor, 2012)